Pas lajmeve të publikuara në media për mosfunskionim e sistemit TIMS, përgënjeshtrime kishte edhe nga ana e qeverisë. Si fillim ishte Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi që reagoi në Twitter, i cili shkruante, se Top Channel, është duke dezinformuar publikun, pasi sistemi TIMS është rikthyer në punë.
Më pas ishte kryeministri Edi Rama që reagoi ashpër për lajmin në fjalë. Rama shkruan se media është duke e kthyer informacionin në një “festë për kriminelët”, ku thekson se ekranet e portalet nuk duan t’ia dinë se çfarë lexon publiku.
Por pak kohë pasi këto lajme u përgënjeshtruan nga Qeveria, gazetarja e Top Channel ka dhënë versionin e saj për lajmin në fjalë.
Në një reagim në rrjete sociale gazetarja i ka qëndruar stoike atij lajmi duke shtuar që paisja elektronike e fotografuar në Aeroportin e Rinas-it nuk ka lidhje më sistemin TIMS. Më tej ajo ka shtuar se ky lajm është konfirmuar nga 3 burime duke përfshirë policinë kufitare, qytetarët dhe sigurinë e aeroportit.