Një nga lajmet që ka marrë shumë komente dhe shikime sot në rrjetet sociale është edhe ai i publikuar pak më parë, mbi vajzën që është parë në krah të djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregut.
Ky i fundit është fotografuar dy ditë më parë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit kryeqytetas Tirana-Partizani, ku me gjasë ka qenë për të bërë tifo për ekipin që drejton xhaxhi i tij, Olsi.
Por më tepër se sa fotot e Gregut në stadium, ka bërë bujë vajza simpatike dhe brune që ishte shfaqur në krah të djalit të kryeministrit Rama, e cila ka intriguar sidomos mediat rozë.
“Priza.al” ka zbuluar ndërkohë “misterin” se cila është bukuroshja brune që ka shoqëruar djalin e kryeministrit në ndeshjen që përfundoi pa gola.
Nga sa kemi mësuar, ajo është moderatorja sportive Albana Bejko, e cila edhe pse mund të mos jetë e dashura më e re e Greg Ramës, gjithsesi ndodhej aty pasi është ndjekëse e futbollit.
Albana Bejko është moderatorë e një programi sportiv në “Ora News”, një televizion i shpallur “armik” nga qeveria e babait të Greg Ramës, dhe madje i vënë edhe nën sekuestro preventive nga gjykata me urdhër të qeverisë.
Por duket se Gregut kjo gjë nuk i intereson, por ndoshta vetëm miqësia me moderatoren simpatike Bejko, të cilën gjithsesi është munduar që të mos e ekspozojë shumë edhe në stadium.
Kujtojmë se pas tërmetit të 26 nëntorit, u zbulua se njëra nga vajzat që humbi jetën ishte partnerja e Greg Ramës, kjo pasi ishte vetë ky i fundit që e pranojë lidhjen indirekt.
E që prej atij momenti asnjë detaj tjetër nuk ka qarkulluar në media për jetën e tij private. Ndaj këtë foto bëjnë çudi teksa i sheh.
/Priza.al/