Shumë yje të famshëm kanë parakaluar plotë sharmë e stil në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit të Venecias. Mes tyre këtë edicion të 79-të nuk kanë munguar emra të njohur shqiptar. I pranishëm ishte edhe stilisti shqiptar, Mr. Rex, i cili njihet për krijimet e tij unike, në hap me trendët e reja.
Stilisti, emri i vërtetë i të cilit është Rexhep Zylfiu ka publikuar disa fotografi dhe video nga Venecia në llogarinë e tij të Instagram-it.
Ai ishte i shoqëruar nga ish-Miss Kosova, Arta Kamberi, e cila ka tërhequr shumë vemendje me look-u e saj.
Kujtojmë që pjesë e Festivalit të Filmit të Venecias ishte edhe bukuroshja Beniada Nishani, që u prit shumë mirë nga publiku.