Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në një emision televiziv, u shpreh i bindur se opozita do të fitojë në zgjedhjet Lokale, por iu shmang pyetjes nëse do të dorëhiqej në rast të humbjes së tyre.
Meta tha se në këto zgjedhje nuk bëhet fjalë për pushtetin apo fitoren e opozitës, por për të ardhmen e shqiptarëve.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: A do tërhiqeni nga politika nëse humbni përballë Ramës në zgjedhjet lokale?
Meta: Opozita do të ngrihet në lartësinë e momentit që e kërkon edhe populli ynë sepse është një moment kritik, se nuk ka të bëjë vetëm me pushtetin e opozitës, por me të ardhmen e vendit. Unë jam këtu në shërbim të kësaj çështje në e ditën
Gazetari: Nëse fiton mafia si do ja bëjmë?
Meta: Mafia do të humbasë. Jam i armatosur jo vetem me vullnet por dhe me durim.