Kraja flet për hetimet ndaj Metës: Po marrim prova edhe jashtë vendit

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka folur për hetimin e nisur ndaj ish-presidentit Ilir Meta, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë. Në një intervistë për RTSH, Kraja u tregua i rezervuar, duke përmendur “sekretin hetimor”, megjithëse theksoi se po kryhen të gjitha hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

“Çështja ndaj ish- presidentit është hapur, si një kallëzim i gazetarëve dhe i një ish- deputeti. Po hetohet dhe po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar çfarë ka ndodhur. Unë jam një nga prokurorët e çështjes. Nuk mund të flas për gjëra konkrete, pasi çështjet janë në hetim. Ne po kryejnë të gjitha veprimet për të kuptuar çfarë ka  ndodhur”, pohoi Kraja.

I pyetur nëse kanë marrë përgjigje nga bankat, Kraja tha: Shkojnë kërkesa dhe vijnë përgjigje, pa diskutim.

Po letërporosi nga SHBA? “Nuk dua të futem në detaje konkrete. Përgjigjet nuk kanë ardhur ende. Do t’i bëjmë të gjitha veprimet e mundshme, përfshirë edhe marrjen e provave jashtë vendit”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *