Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymir Zelenksy, Oleksiy Arestovich nuk specifikoi numrin e të burgosurve rusë, por tha se të burgosurit do të shkëmbeheshin me anëtarët e shërbimit ukrainas të kapur nga Moska.

Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake Andrey Yusov tha se trupat e kapur përfshinin një numër “të rëndësishëm” oficerësh rusë.

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës akuzoi forcat ruse të arratisura për djegie të dokumenteve zyrtare dhe fshehje të trupave në një përpjekje për të mbuluar shkeljet e të drejtave në zonat që ata kontrollonin deri javën e kaluar.