Me shenja dhune në trup, ndërron jetë në duart e mjekëve 26-vjeçarja

Një 26-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gllobar të Drenasit.

Kur u pranua në këtë qendër nga ekipi mjekësor e reja kishte shenja dhune.

Sipas mediave vendase nga Emergjenca kanë thënë se ajo ishte në gjendje të rëndë dhe pas ndihmës së parë që mori në Drenas, është transportuar për në QKUK, ku edhe u konstatua vdekja e saj.

Sapo policia është njoftuar për rastin, disa njësi kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Gllobar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim mbi vdekjen”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *