Nuk janë vetëm femrat ato që duhet të pretendojnë… të drejtën për të kërkuar sidomos në një raport intim e kanë edhe meshkujt. Dhe kujdes! Nëse këto gjëra nuk mësohen apo nuk ndreqen me kalimin e kohës, janë femrat që e pësojnë…
Prandaj kini parasysh. Nëse keni menduar ndonjëherë se çfarë duan meshkujt në shtrat, përgjigjet i keni pasur gjatë gjithë kohës para syve.
Nisur nga gjërat më të thjeshta dhe të dukshme, si për shembull kryerja e marrëdhënieve seksuale me drita ndezur, e deri tek mos-hatërmbetja kur partnerin tuaj e zë gjumi pas seksit.
- Tregohuni pak “të zhurmshme”. Është e vështirë për një burrë të kuptojë a jeni të kënaqura apo jo, nëse jeni të qeta dhe nuk nxirrni zë. Gjithsesi, sigurohuni mos ta teproni, pra pa e marrë vesh komshinjtë, pasi burrat arrijnë ta kuptojnë.
- Nëse nuk ju pëlqen të bëni seks me dritat ndezur, mendojeni përsëri. Burrat nuk duan errësirë, ata preferojnë drita të ndezura që të mund të shikojnë… u pëlqejnë format tuaja.
- Nëse ka diçka që dëshiron më së shumti një mashkull, është komunikimi. Po po! Madje edhe kur jeni në shtrat. Kjo do të thotë seks i mirë por edhe me dialog, pasi do të ndihmojë si ju ashtu dhe partnerin tuaj të shprehni dëshirat, apo të tregoni “pikat e dobëta”.
- Nëse ndryshoni shpesh qëndrim dhe eksperimentoni, një burrë nuk do të mërzitet asnjëherë. Përkundrazi, kjo është ajo që një mashkull mendon se është çelësi i seksit të mirë.
- Ka diçka që shumica e grave nuk e pëlqejnë, por burrat me të vërtetë që e duan atë… E pra, është gjumi pas marrëdhënies seksuale.
- Lëreni atë të udhëheqë ndonjëherë. Burrave u pëlqen kontrolli, kështu që, të paktën, jepjani këtë kënaqësi të paktën në shtrat.
/Priza.al/