Një 37-vjeçar nga Korça i cili ishte i shpallur në kërkim është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka marrë vendimin e datës 10.09.2022 ku i është caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i Policisë:
Korçë / Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim D. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 10.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.