Akuzat për shpërdorim detyre, gjykata lëshon urdhër arrestin ndaj ish-prokurores

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër arrestimi ndaj ish-prokurores së EULEX në Kosovë, Maria Bamieh. Ndaj saj janë ngritur akuzat për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Burime për median bëjnë me  dije se lëshimi i urdhërarrestit nga gjyqtari i procedurës paraprake, është bërë në koordinim me misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX.

Gjykata vendosi ndalimin dhe arrestimin e saj pasi Maria Bamieh nuk iu është përgjigjur thirrjes së Prokurorisë së Shtetit për tu marrë në pyetje.

Pas vendimit ka ardhur edhe reagimi i Ish-prokurores Bamieh  e cila me një postim në facebook-un e saj persona;l  i ka cilësuar të jashtëligjshme hetimet e Prokurorisë ndaj saj për shkak të imunitetit që ka thënë se gëzon nga Organizata e Kombeve të Bashkuara:

Në lidhje me veprimin e fundit të një prokurori vendor në Kosovë, gëzoj imunitet nga Kombet e Bashkuara, të cilin nuk e kam hequr. Prandaj, çdo hetim penal kundër meje në lidhje me çështjet që lidhen me punësimin tim të mëparshëm pa hequr imunitetin tim është i kundërligjshëm”

Kujtojmë se hetimet ndaj ish-prokurores nisën pas denoncimit nga ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, i cili ishte hetuar nga një task-forcë e EULEX-it, të cilin e kishte udhëhequr Bamieh.

Tolaj, në emër të tij dhe të familjes, akuzoi ish-prokuroren për zbulim në media të detajeve nga jeta e tyre private.

Vendimi:

Urdhërohet lëshimi i urdhër arrestimit kundër të pandehurës Maria Bamieh, ish-prokurore speciale në misionin e Bashkimit Europian, EULEX në Kosovë, e cila ndodhet në arrati (pa shënime të tjera personale dhe pa adresë të saj të vendbanimit apo vendqëndrimit në Republikën e Kosovës ) në drejtim të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Sipas këtij urdhër arresti e pandehura Mariah Bamieh, ka për tu kapur dhe arrestuar/ ndaluar në çdo kohë, kur kjo është e mundur dhe do të dërgohet menjëherë në Prokuorinë Themelore në Prishtinë, ku do merret në pyetje nga prokurori Fitore Sadikaj, sepse e njëjta me datë 16.07.2022 e ka pranuar dhe nënshteruar ftesën e Prokurorisë por deri më tani nuk është lajmëruar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *