Tiranë/ U kap me 14 emigrantë të paligjshme, arrestohet i moshuari

Një 56-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi me iniciale H.A., akuzohet për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës një automjet, dy aparate celulare dhe 1500 € të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 14”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe 1500 € të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë, nga kufiri me Greqinë në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 14”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A., 59 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me një automjet, 14 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *