Vrasja e Mehmet Qemës/ Policia aksion te ‘5 Maji’, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion në lagjen ‘5 Maji’, në Tiranë ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema. Sipas Njoftimit të Polcisë mësohet se është vënë në pranga një 22-vjeçar i identifikuar si Kristjan Peçi dhe një faturues i energjisë elektrike, i identifikuar si Evis Zeneli.

Mësohet se në banesën e marrë me qira nga Peçi janë gjetur disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Peçi është vënë në pranga, ndërsa për lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike është arrestuar faturisti i zonës. Ky i fundit akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.

Përsa u përket njësive kompjuterike, nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtat me dy pasjisjet e tjera të gjetura në një magazinë dhe në lokalin ku u vra Qema.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E Z, duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *