Reperi i njohur Noizy, ka bërë së fundmi një njoftim jo aq të këndshëm për fansat. Nëpërmjet një postimi në ‘InstaStory’, artisti ka bërë me dije se do të tërhiqet për pak kohë nga rrjetet sociale. Këngëtari po punon me albumin e ri të quajtur “Alpha”, pas koncertit që organizoi në muajin gusht në Tiranë.
“Më duhet të rri një javë pa rrjete sociale për të mbaruar albumin Alpha”,- shkruan Noizy. Reperi shqiptar po punon që të sjellë albumin e dytë muzikor me CD dhe duket se ky album kërkon përkushtimin dhe kohën e vet. “Dua të them që po punoj për një album që do të jetë në CD. Në fakt ky do të jetë albumi i im i dytë në CD. Prandaj s’do të jem aktiv në rrjetet sociale. Do më falënderoni më vonë, gjithsesi”,- shkruajti Noizy në Instagram.
Rikujtojmë se, “Alpha Show” ishte organizimi i Noizy-t, koncert në të cilën u shitën mbi 15 mijë bileta, një shifër rekord kjo që u arrit për herë të parë në Shqipëri. Gjithashtu tregoi se ka shpenzuar mbi gjysmë milionë euro për këtë koncert madhështor. Ai e cilësoi koncertin si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij ndërsa do të vazhdojë dhe vitet e ardhshme. Duket se reperi do rikthehet fuqishëm në treg duke marrë sërish vëmendjen e madhe të publikut.