Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka marrë pjesë në samitin e 21 Botëro kundër Terrorizmit me temë ‘Terrorizmi në sytë e stuhisë’ i cili po mbahet në Izrael.
Nikolla tha se vendi ynë ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, si dhe vizioni kryesor i qeverisjes ka qenë liria.
Sakaq shtoi se teknologjia i ka dhënë hapësirë të madhe hakërreve për të sulmuar vendet, duke krijuar hapësira për luftë.
“Jam e nderuar të mar pjesë në këtë samit që po mbahet në kuadër të terrorizmit. Prej 24 shkurtit kur ndodhi akti i luftës, terrorizmi na kujton se bota është në luftë me sigurinë. Lufta në Ukrainë na kujtoi se është një kërcënim real. Teknologjitë e informacionit mund të përbëjnë një vullgaritet nëse përdoren nga terroristët. Terroristët dhe luftë nxitëse shfrytëzojnë çdo arritje për të sulmuar vendet. Ne vendosëm ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin, pasi ata sulmuan faqet qeveritare tona. Partneriteti e konsensusi është më i vështirë. Shpejtësia me të cilën veproi NATO në Ukrainë provoi forcën e kësaj organizate. NATO ka ecur më tepër se në BE. Vizioni për lirinë duhet të jetë në fokus të çdo vendi. Ne kemi mbështetur sanksionet kundër Rusisë për të dënuar aktin e saj. Lidershipi i Shqipërisë në këtë luftë qëndron në aspiratën drejt BE. Shqipëria është në anën e duhur të historisë”, tha ajo.