Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, mes të arrestuarve 2 shqiptarë

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se dy shqiptarë, një pakistanez dhe një tunizian janë arrestuar në Athinë.

Në kuadër të hetimit të informacionit në lidhje me trafikun e drogës në zonën e Kerameikos, tre persona janë pikasur duke u takuar me të katërtin, i cili ka mbërritur në vendngjarje me makinë. Në atë moment janë paraqitur efektivët e policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 2 pako me lëndë narkotike.

Mediat greke raportojnë se në dy pakot kishte 1492 gram kanabis (1.5 kg). Në të njëjtën kohë, dy nga të pandehurit posedonin 2.1 gram kanabis, si dhe një shumë parash, shkruan Protothema.

Katër të arrestuarit, me dosjen e ngritur ndaj tyre nga Departamenti i Sigurimit të Omonias, u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *