Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për të zbuluar autorët, të cilët vranë 20 vjeçaren Caroline Crouch, në sy të foshnjës së saj 11 muajshe. Nga hetimet e deri tanishme, në listën e të dyshuarve janë të përfshirë 30 persona me precedentë kriminale. Një grup shqiptar i krimit të organizuar, i përbërë nga romë dhe kombësi të tjera, besohet të jetë mbrapa kësaj vrasjeje.
Nesër autoritetet e policisë do ti tregojnë bashkëshortit e së ndjerës, Charalambos Anagnostopulos, i njohur si Babis, 30 foto e të dyshuarve kryesor. Kujtojmë se Babis kishte arritur të shihte fytyrën e një prej kriminelëve, pasi ai hodh në shtratin e gruas së tij për të ndaluar britmat e saj. Vrasësi kishte veshur një maskë të zezë, por ndërsa luftonte me Caroiline, ajo i ka rrëshqitur nga fytyra. Babis ka përshkruar vrasësin si të gjatë, me lëkurë të errët, mbipeshë dhe nën 30 vjeç.
Një burim policor i tha Mega TV: ‘Ne dyshojmë se tre anëtarë të bandës hynë në shtëpi dhe një anëtar priti jashtë për qëndruar në vëzhgim. Ne besojmë se vrasësi u ndie i detyruar të vrasë Caroline, sepse ajo kishte parë fytyrën e tij dhe do ta identifikonte atë në polici’.
Por ata e kursyen burrin Babis, sepse menduan se ai ishte pa ndjenja dhe nuk mund të shihte. Mendohet gjithashtu , se mbase ato e vranë Caroline, një kikboksiere me rrip të zi, sepse ajo luftoi dhe bëri rëzistencë. Në të njëjtën kohë, bandat e të huajve janë nën syrin e autoriteteve, ndërsa videot nga kamerat e sigurisë po shqyrtohen hap pas hapi.
Policia ka formuar profilin e vrasësve dhe identifikimi i tyre konsiderohet çështje ditësh. Falë dëshmisë së burrit 32-vjeçar të Karolinës, autoritetet kanë në duart e tyre përshkrimin e kriminelit që vrau 20-vjeçaren.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail