E arrestuar për spiunazh, miqtë e saj mbledhin 5 mijë euro për avokatin

Miqtë e ruses së arrestuar në Shqipëri, Svetlana Timofeeva kanë mbledhur 5000 euro për të paguar avokatin e saj mbrojtës. Miqtë e saj, që i kanë nën kontroll edhe faqen zyrtare në Instagram kanë njoftuar se 2350 euro janë mbledhur nga donacionet ndërkohë që pjesa tjetër e parave janë dhuruar nga Benjamin Rich. Por më pas e kanë fshirë postimin e bërë në rrjetin e saj social.

“Lajm i mirë. I kemi paguar zyrës së avokatit Shehu faturën e parë prej 5 mijë eurosh. 2350 euro janë mbuluar nga donacionet që ju dërguat në llogarinë e hapur në rubla. Ndërsa pjesa tjetër e parave janë paguar nga realbaldandbankrupt. Ben ne të jemi vërtetë mirënjohës për këtë ndihmë. Dhe duam të falenderojmë të gjithë ata që morën pjesë në mbledhjen e fondeve. Nuk do ishte e mundur pa ju.Tani avokati po studion dosjen e çështjes dhe po zhvillon linjën e mbrojtjes. Nuk e dimë ende edhe sa duhet të paguajmë dhe çfarë shpenzimesh të tjera do të mbulojmë apo sa do të zgjasë procesi. Por do të mbledhim të gjitha të dhënat për t’ju raportuar më vonë”, shkruhet në postim.

Por kush është Benjamin Rich?

Personi që po paguan për rusen e kapur në Shqipëri është një bloger britanik, i cili bën video udhëtimesh dhe më pas i poston ato në kanalin e tij në Youtube, me llogarinë “Bald and bankrupt”. Edhe vetë ai, në maj të këtij viti u ndalua në një qendër të kontrolluar nga Rusia nga Kazakistan. Ndër video, ka dokumentuar edhe udhëtimin në Shqipëri, ku flet për diktaturën, por edhe për turizimin.

Svetlana Timofeeva u la në burg nga gjykata e Elbasanit pasi dyshohet si e përfshirë në incidentin e Gramshit të 2 gushtit. Të huajt u arrestuan pas incidentit në Uzinën e demontimit të armëve në Gramsh teksa tentuan të fotografojnë objektin ushtarak.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *