“Për’puthen” drejt përfundimit, autorja e emisionit zbulon çfarë pritet të ndodhë

Emisioni ‘Përputhen’ është drejt fundit dhe kanë mbetur disa ditë nga finalizimi i historive të dashurisë brenda në program. Edhe pse kanë mbetur pak pjesëmarrës në emission, historitë dhe ngjarjet vazhdojnë të jenë të komplikuara.

Autorja e emisionit, Olsa Muhameti ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj dhe të gjithë kanë qenë të interesuar se çfarë do të ndodhë në fund me “Për’puthen”. Olsa ka treguar se java që vjen nuk do të jetë e fundit, por do të vendoset se çfarë do të ndodhë me personazhet. Po ashtu ajo ka zbuluar se në përfundim do të ketë një ribashkim të pjesës më të madhe të konkurrentëve të këtij edicioni, që kanë qenë shumë të përfolur dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes.

“Jo, nuk është java e fundit! Për’puthen përfundon në fund të qershorit! Ama javën që vjen konkludohen ngjarjet e personazheve që kanë mbetur në program. Do ketë një ribashkim, përballlje të situatave të dikurshme, personazhve më të dashur, pengjet, pajtimet etj”, ka treguar Olsa.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *