Po raportonin për dhunën në një lagje të rrezikshme, vriten 2 gazetarë në Haiti

Dy gazetarë në krye të detyres  janë qëlluaar për vdekje dy gazetarët po raportonin në lagje të rrezikshme e cila kontrollohej nga bandat e rrezikshme të qytetit. Pasi kan marrë goditje të forta për pasojë kan gjetur vdekjen dhe trupat e tyre u digjen nga autorët e krimit.

Së fundmi në atë lagje kishte ndodhur një varasje e një 17-vjeçarje dhe gazetarët në kuadër të kësaj ngjarje po raportonin dhe po kryenin disa hetime mbi përkeqsimin e dhunës në atë zonë.

Dy gazetarët që mbeten të vdekur mësohet të jenë Tayson Latigue dhe Frantzsen Charles.

Një reporter i shoqatës, i tha radiostacionit Métropole Haiti se gazetarët u zunë pritë nga dy banda ndërluftuese që ai nuk i identifikoi. Ai tha se pesë gazetarët e tjerë u larguan të padëmtuar, duke shtuar se trupat e dy viktimave nuk janë gjetur.

Organizata dënoi atë që e quajti një “akt të turpshëm dhe të urryer” dhe kërkoi që qeveria të përmirësonte pasigurinë e përkeqësuar të vendit mes një rritjeje të vrasjeve dhe rrëmbimeve. Bandat janë bërë më të fuqishme që nga vrasja e Presidentit Jovenel Moïse më 7 korrik 2021.

“Gazetarët thjesht po bënin punën e tyre,” tha grupi. “Ata nuk kanë kryer asnjë krim.”

Organizata tha se vrasjet janë “provë e mëtejshme e paaftësisë së shtetit për të mbrojtur jetët dhe pronat, që nuk është gjë tjetër veçse shkelje e të drejtave të njeriut”.

Shoqata InterAmerikane e Shtypit me seli në Miami, e cila u kërkoi autoriteteve të gjenin përgjegjësit, tha se ky ka qenë një nga vitet më të dhunshme kundër shtypit që kur organizata filloi të mbante të dhëna në vitin 1987.

Grupi vuri në dukje se gazetarët nga Haiti “e kryejnë punën e tyre në kushte rreziku ekstrem dhe në disavantazh për sa i përket burimeve dhe mbrojtjes”.

Kryeministri Ariel Henry dënoi gjithashtu vrasjet, duke thënë se ai ishte “thellësisht i tronditur” nga vdekjet.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt barbar, ngushëllime të përzemërta për familjet e viktimave dhe kolegët e tyre”, shkroi ai në Twitter.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *