Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo tregon si të kursejmë energji elektrike

Fikja e ndriçimit në orën 22:00 nga 23 shtatori për të kursyer energji është masa më e re e cila u njoftua nga Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo.

Sipas kryetares , kjo masë do të zbatohet për të gjitha ndërtesat publike, duke përfshirë muzetë komunalë, bashkitë e çdo qarku parizian dhe atraksionet turistike, si Kulla Eifel.

Ajo tha se të gjitha ndërtesat në pronësi të qytetit të Parisit do të ulin ngrohjen nga 19 gradë Celsius në 18 gradë Celsius gjatë ditës dhe 12 gradë Celsius për netët dhe fundjavat. Për shtëpitë e të moshuarve dhe kopshtet do të bëhen përjashtime.

Edhe temperatura e ujit në 40 pishinat e qytetit do të ulet me një gradë Celsius.

Objektivi i këtij “plani të maturisë së energjisë” është të “ulë më tej” konsumin e qytetit me 10 për qind, ekuivalenti i “konsumit të energjisë së 226 shkollave”, shpjegoi ajo.

Ajo i bëri thirrje shtetit që “të bëjë të njëjtën gjë” për monumentet kombëtare dhe pronarët e monumenteve private të ndërmarrin hapa “për të ecur në të njëjtin drejtim”.

Franca, si shumë vende të tjera evropiane, po përballet me një krizë energjetike përpara sezonit të dimrit. Kryeministrja franceze Elisabeth Borne ka njoftuar tashmë se ndërprerjet e energjisë elektrike janë “të mundshme” këtë dimër për kompanitë.

Në fillim të shtatorit, ministrja për Tranzicionin e Energjisë Agnes Pannier-Runacher tha se rezervat strategjike të gazit të vendit do të mbushen 100 për qind deri më 1 nëntor.

Ndërkohë, kompania shumëkombëshe franceze e shërbimeve elektrike EDF është zotuar të rifillojë të gjithë 32 reaktorët bërthamorë të vendit që janë aktualisht nën mirëmbajtje për këtë dimër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *