Nësë këto pamje do të shfaqeshin në një film fantastiko-shkencor do të ishte diçka normale, por këto ndërtesa ekzistojnë në të vërtetë. Pjesa më e madhe e tyre janë dizenjuar nga arkitekti i njohur Frank Gehry.
Ndërtesa Interlace në Singapor është një kompleks me 1000 apartamente. Ajo është projektuar nga firma e arkitekturës OMA, dhe arkitekti Ole Scheeren. Ajo u hap në vitin 2013.
‘King Power MahaNakhon’ është një gradaçelë e çuditshme në Bangkok, dhe një nga ndërtesat më të larta në Tajlandë. Ajo ka 78 kate dhe u hap në vitin 2016. Pjesët e prera të ndërtesës kanë për qëllim të japin efektin sikur ajo pikselizohet.
V&A Dundee u hap në shtator të vitit 2018. Është projektuar nga arkitektët e njohur japonezë Kengo Kuma & Associates dhe kjo është ndërtesa e tyre e parë në Mbretërinë e Bashkuar. Muzeu qëndron në brigjet e lumit Tay dhe forma e ndërtesës thuhet se është frymëzuar nga shkëmbinjtë në bregdetin veri-lindor të Skocisë. Një pjesë e ndërtesës del jashtë mbi ujë dhe ka për qëllim të ngjajë me grykën e një varke.
Akademia Chapel e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara me pamje të veçantë ndodhet në Colorado Springs dhe u hap në vitin 1962. Ajo u projektua nga Walter Netsch i Skidmore, Owings dhe Merrill i Çikagos. Ndërtesa është 150 metra e lartë dhe kushtoi plot 3.5 milionë dollarë.
Kjo ndërtesë e tipit piramidë është një strukturë banimi 18-katëshe e vendosur në Kunshan, një qytet afër Shangait. Është e lartë 330 metra dhe është projektuar nga zyra Masters. Firma me qendër në Shangai tha se ishte frymëzuar nga parkour, një aktivitet urban shumë i dashur nga banorët kinezë , ku shihen njerëz duke vrapuar dhe duke kërcyer midis ndërtesave.
Vreshtat Tempranillo rrethojnë hotelin shumëngjyrësh Marqués De Riscal në Elciego, Spanjë, i cili u hap në vitin 2006. Ai është projektuar nga Frank Gehry dhe pjesa e jashtme e saj me ngjyrë rozë thuhet se i ngjan një fjongoje Hoteli ka 43 dhoma dhe suita luksoze. Brendësia është projektuar gjithashtu nga Gehry.
Ndërtesa Fondation Louis Vuitton, e projektuar nga Frank Gehry, është një muze arti dhe qendër kulturore në Paris që u hap në tetor 2014. Dizajni i saj është i frymëzuar nga struktura prej xhami e Grand Palais në Champs Elysees.
Dr Chau Chak Wing Building, në Sidnei, është pjesë e Universitetit të Teknologjisë në Sidnei. Projektuar gjithashtu nga Frank Gehry, ndërtesa u krijua duke përdorur tulla të bëra me porosi, me shumë thonë se duket si një ‘qese letre e shtypur’.
Mund të duket si një predhë gjigante, por kjo ndërtesë në fakt është muzeu Ordos në Kinë. Ajo është projektuar nga firma e arkitekturës MAD. Dizajni u ndikua nga shkretëtira Gobi dhe ndërtesa është e veshur me pllaka metalike të lëmuara që janë rezistente ndaj stuhive të rërës që ndodhin shpesh.
Katedralja Metropolitane e Zojës Aparecida, njihet gjithashtu si Katedralja e Brasilisë. Është projektuar nga Oscar Niemeyer dhe është katedralja katolike romake që shërben në Brazil dhe selinë e Kryepeshkopatës së Brasilisë. Ai u përfundua më 31 maj 1970.
E njohur si shtëpia e Star Wars, kjo shtëpi rezidenciale në Korenë e Jugut u projektua nga arkitekti Moon Hoon. Ajo mori këtë emër sepse kati i fundit duket si një dhomë kontrolli për ‘Darth Vader’.
Ndërtesa e IAC në lagjen Chelsea të Manhatanit është ndërtesa e vetme në Nju Jork që është projektuar nga Frank Gehry. Ajo u hap në 2007 dhe është selia e medias dhe internetit të Barry Diller, InterActive Corp, e cila zotëron mbi 150 marka në 100 vende.
‘Shtëpia e Vallëzimit’ në kryeqytetin e Pragës. U dizenjua nga Frank Gehry, i cili ishte frymëzuar nga yjet e Hollivudit. Ndërtesa u përfundua në vitin 1996 dhe tani është shtëpia e bankës Nationale Nederlanden.
Muzeu i Kulturës Pop në Seattle është sigurisht një ndërtesë e veçantë, ajo ka formën e një ‘kitare elektrike të thyer’. U projektua nga Frank Gehry dhe wshtw e ngjashme me muzeun e njohur Guggenheim në Bilbao.
Galaxy Soho është një ndërtesë për zyra në zemër të Pekinit, projektuar nga Zaha Hadid Architects. Ajo u hap në 2012 dhe ka konture të vazhdueshme, që do të thotë se ndërtesa nuk ka cepa. Projekti fitoi një çmim nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë, por disa në Pekin thonë se ndërtesa ‘shkatërron trashëgiminë e qytetit’.
Oculus në Manhatanin e poshtëm është qendër transporti që shërben në zonën përreth kompleksit të Qendrës Botërore të Tregtisë në Rrethin Financiar. Është projektuar nga Santiago Calatrava dhe ka për qëllim të ngjajë me një fëmijë që lëshon një pëllumb. Ai u hap në 2016.
Qendra Lou Ruvo e Klinikës Cleveland për Shëndetin e Trurit u hap afër Las Vegas në 2010 dhe u projektua nga arkitekti i njohur amerikano-kanadez Frank Gehry. Gehry donte ta bënte ndërtesën të dukej e paharrueshme. Mbi të gjitha, tema e qendrës është ‘mbajtja gjallë e kujtesës’.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail