Një operacion i Gardës Civile në ishullin Puig d’en Valls, Ibiza bëri të mundur çmontimin dhe prishjen e një grupi kriminal që kryenin aktivitete të paligjshme si trafikim droge dhe pastrim parash.
Operacioni i cili u zbatua diten e djeshme me datë 13 shtator arriti të vërë në pranga disa persona ku pjesa më e madhe e të arrestuarve janë nga Evropa Lindore, me origjinë nga Shqipëria.
U sekuestruan rreth 50.000 euro para të gatshme, dy ora me vlerë dhe një fuoristradë Mercedes me vlerë mbi 300.000 euro.
Të arrestuarit janë transferuar në zyrat e Kompanisë së Gardës Civile.
Operacioni në Santa Gertrudis
Që në orët e para të mëngjesit filloi operacioni në htëpinë e Santa Gertrudis. Disa agjentë nxorën të gjithë materialin nevojshëm për kontroll.
Në kërkim bashkohen edhe specialistët e njësisë së qenve. Njëri pas tjetrit, tre qen dalin në veprim.
Secili ka një objektiv të ndryshëm: drogë, para dhe armë.
Në shtëpi u gjetën rreth 50.000 euro para të gatshme, dy ora me vlerë dhe një fuoristradë Mercedes me vlerë mbi 300.000 euro.
Burrit (shqiptar), i cili banonte me partneren e tij iu komunikua urdhri i paraburgimit.
Më pas operacioni u shtri në Puig d’en Valls, në torno Can Sifre dhe në Sant Josep. Të arrestuarit janë transferuar në zyrat e Kompanisë së Gardës Civile.
Sipas të dhënave të mbledhura pjesa më e madhe e të arrestuarve janë nga Evropa Lindore, me origjinë nga Shqipëria.
Aksionet dhe kontrollet në banesa dhe ambiente tregtare kanë zgjatur deri në orët e vona të pasdites. Për këtë fazë të operacionit janë mobilizuar agjentë të Policisë Gjyqësore dhe të Njësisë Qendrore Operative (UCO) të ardhur nga Palma.
Operacioni spektakolar i zhvilluar dje i bashkohet dy operacioneve të tjera të mëdha të kryera javët e fundit në ishull kundër grupeve kriminale të specializuara në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.