U kap duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm, bie në pranga 35-vjeçari

Një 35-vjeçar me iniciale A. H banues në Sarandë u arrestua diten e sotme pasi u kap nga policia në aksin rrugor Kaninë – Alikok, duke transportuar me një mjet tip furgon, 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.  Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bypass”. Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Bypass”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kaninë – Alikok, duke transportuar me një mjet tip furgon, 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *