Bayern-Barecelona këtë herë ishte edhe më e veçantë pasi për herë të parë pas tetë vitesh në Munih i sfidonte ish “bomberi” i tyre, Robert Lewandowski. Polaku ishte protagonist, mbi të gjitha në pjesën e parë, ku u shfaq i vetëm përpara Neuer në të paktën tre raste të pastra, por pa mundur të kalojë kapitenin:
“Nuk ishte aq e lehtë”, u shpreh Lewandowski në përfundim të ndeshjes, një frazë që i thotë të gjitha, që nga rikthimi i tij në Munih, pritja e tifozëve dhe ndeshja në fushë.
Realist në konferencë për shtyp u shfaq dhe trajneri i Bayern, Julian Nagelsmann: “Në pjesën e parë Barcelona pati më shumë raste, në u shfaqëm shumë rrallë. Ishim shumë më mirë në pjesën e dytë, efikasiteti jonë bëri diferencën”, theksoi ndër të tjera trajneri i Bayern.
“Kishim 6 apo 7 raste të pastra për gol, por shpërdoruam, ndërsa Bayern nuk fali. Mendoj se nëse do shënim një gol do të ishte një tjetër histori, na mungon dhe një penallti. Zhvilluam një ndeshje të mirë në kompleks, por jo mjaftueshëm për të fituar. Të humbasësh është një hap pas, por mendoj se jemi ende në garë në këtë grup”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.