U raportu nga policia mëngjesin e sotem një shpërthim në një shtëpi në klinë nga kjo ngjarje janë zbardhur detaje të reja .
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi viktima e gjetur e vdekur brenda shtëpisë ishte një i moshuar mbi 100 vjeç.
Nikçi gjithashtu konfirmoi se dyshimet e para mbi të moshuarin janë që 100-vjeçari të ketë kryer vetvrasje pasi shpërthimi është shkaktuar nga një granatë e gjendur pranë trupit të viktimës.
“Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.