Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik që përjetoi vendi ynë ndaj Iranit.
Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar Grigels Muçollari tha se PD do të publikojë një investigim në lidhje me këtë sulm, ku theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të shpjegojë se ku përfunduan të dhënat e shqiptarëve.
Sakaq shtoi se të dhënat e shqiptarëve janë në rrezik, pasi hakerrat kanë në dorë çdo gjë dhe se mund të bëjnë cctë duan me to.
“PD duke filluar nga sot do të publikojë një investigim në lidhje me sulmin kibernetik. Rasti i fundit tregon se baza e të dhënave që administrohet të gjitha ranë në duart e hajdutve. Ata mund të bëjnë ç’të duan, të fshinë historinë e pagesave që kanë bërë ndër vite. Ata dinë çdo gjë mbi shqiptarët, askush nuk po mban përgjegjësi. Për dy javë shqiptarët nuk mund të merrnin asgjë nga shteti i tyre. Nuk përjashtohet mundësia e rrjedhjeve të të dhënave. Autoriteti përgjegjës është AKSHI. AKSHI paguan miliona euro, por puna po dështon. AKSHI shpërdoron paratë e shqiptarëve, Rama ka detyrë të shpjegojë se ku përfunduan të dhënat e shqiptarëve. Kërkojmë nga SPAK të nisë hetimin ndaj AKSH”, tha ai.