Berisha: Reforma territoriale dështim madhor

Partia Demokratike e Shqipërisë po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se reforma aktuale territoriale është një dështim, pasi kjo reformë ishte vetëm për punësimin partiak.

Më tej, Berisha ka shtuar se grupi i Enkelejd Alibeajt ka bërë pazar me Edi Ramën për reformën territoriale që të votohej vettingu. Sipas tij pseudo mazhoranca bëri pazar sa sa për të kaluar radhën pasi PS ka deklaruar se nuk kemi asnjë detyrim dhe nuk do respektojmë asgjë.

“Reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim i cili nxorri në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në aksesin ndaj shërbimeve, një ndarje territoriale e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga kongresi i autoriteteve rajonale, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë. Kjo reformë është një dështim i madh sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë, rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendore. Nga 420 bashki dhe komuna, sot në 61 njësi të qeverisjes vendore, punonjësit që paguhen janë mbi 50% më shumë sesa nga ata që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte gjë tjetër veçse reforma e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme siç ka rezultuar, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do shtonte 4 bashki. Ky ishte një pazar i papërgjshëm, jashtë të gjitha kritereve. Si zakonisht ky ishte një Pazar sa për të kaluar radhën se dje PS deklaroi se nuk kemi asnjë detyrim dhe nuk do respektojmë asgjë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *