Vendimet e qeverisë/ Ibrahimaj: Rrisim pensionet dhe pagën minimale

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka njoftuar këtë të enjte vendimet e qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj tha se është marrë vendimi për të rritur pensionet me 9.5% dhe paga minimale të jetë 340 mijë lekë.

Sakaq shtoi se vendimi për rritjen e pensioneve do të hyjë në fuqi në muajin tetor.

“Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për citin 2022 në nivelin 9.5 %. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve, pra rreth 678 mijë pensionistë të cilët nga pensioni që do të marrin nga muaji tetor do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5 %. Morën edhe një vendim për sa i përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Me këtë vendim paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një vendim i cili prek një numër të madh të punësuarish. Janë mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë nga vendimi i sotëm Në total kemi rreth 900 qytetarë që përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe pagës”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *