PD kërkon shfuqizimin e Bordit/ Sula: Të ulet dhe TVSH-ja e produkteve të shportës

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me çmimet e larta të produkteve të shportës.

Në një deklaratë për mediat, Sula tha se grupi parlamentari i PD do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shfuqizimin e Bordit i cili cakton çmimet e ushqimeve.

Sakaq shton se PD ka kërkuar uljen e TVSH-së për produktet e shportës.

“Grupi parlamentar i PD-së ku do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit i ngritur për kontrollin e çmimeve të ushqimeve të shportës në tregun shqiptar.

Ky Bord që u ngrit për të bërë të mundur ruajtjen e qytetarëve shqiptarë nga rritja e çmimeve nuk ka funksionuar. Ne si PD e kemi kërkuar që në shtator 2021 që të ulet TVSH-ja e ushqimeve të produkteve të shportës çka do të bënte të mundur që qytetarët shqiptarë të kishin çmime më të ulëta”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *