Partia Demokratike ka propozuar draftin për reformën e re territoriale.
Gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, PD ka propozuar 95 bashki, nga 61 që janë sot pra 34 më shumë.
Priza.al sjell të plotë draftin e propozuar:
- Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.
- Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.
- Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.
- Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.
- Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.
- Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.
- Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi.
- Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.
- Në Kukës nga 3 bëhen 5 bashki.
Konkluzionet e eksperteve të PD:
- Bashkitë
– 95 Bashki asimetrike,
– Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki
– 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.
– 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qendrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.
- Lidhur me nivelin e dytë PD i përmbahet konceptit evropian të rajoneve.
Ajo është e përgatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore
- Formimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone
- Tirana, kryeqytet metropolitan me një bashki qendrore dhe 14 bashki me Kompetenca te kufizuara
Ky ishte në thelb drafti paraprak i grupit të punës, i paraqitur për tu diskutuar e aprovuar prej jush të nderuar deputetë.