Takim urgjent me Ramën/ Kurti zbardh bisedën: I nevojshëm, fokusi sulmi kibernetik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur takimin e tij me kryeministrin, Edi Rama.

Kurti ka treguar se takimi ka qenë i nevojshëm, ku temë parësore ka qenë siguria kibernetike.

Sakaq ka pohuar se mes të dy kryeministrave është diskutuar procesi i Berlinit dhe kriza energjetike.

“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune, ka qenë një takim i nevojshëm, e para është siguria kibernetike, kjo ka qenë tema e parë. Ne jemi takuar për të diskutuar për sulmet me të cilat janë përballur dhe për krizat energjetike. Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marr vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur. Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlinit, sepse ju e dini që takimet e mëhershme të procesit të Berlinit janë bërë nga Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri. Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *