Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid çifti më i ri i showbiz-it? Dyshja fotografohen së bashku

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio është fotografuar duke u afruar me modelen Gigi Hadid në një festë në New York City ditën e hënë. Aktori 47-vjeçar u fotografua me modelen 27-vjeçare për herë të parë që kur u përhap lajmi se ka nisur një romancë mes tyre, në fotot ekskluzive të siguruara nga ‘DailyMail’.

Fotot e shkrepura në festën që u organizua në Casa Cipriani nga miqtë e DiCaprio-s, Richie Akiva dhe Darren Dzienciol në lagjen Soho të Manhattanit, tregojnë aktorin të veshur me një këmishë ngjyrë të zezë me mëngë të shkurtra dhe një kapelle bejsbolli në po të njëjtën ngjyrë. Ndërsa Gigi kishte zgjedhur të vishte një ‘crop top’ dhe xhinse të gjera. Të dy u panë shumë pranë njëri-tjetrit teksa përpiqeshin të bisedonin në mes të një feste “të çmendur”.

Edhe pse DiCaprio duket se e ka vënë syrin te Gigi, një burim i brendshëm tha për ‘E!News’ se: “Ai po shijon të qenit beqar dhe nuk ka ende asgjë zyrtare”. Një burim i afërt me modelen pohoi gjithashtu se asnjëri prej tyre nuk dëshiron një lidhje për momentin.  Shumica e takimeve të tyre kanë ardhur si pasojë e frekuentimit të ambjenteve të njejta shoqërore në festa të ndryshme.

Super modelja ‘ka hedhur pas krahëve’ lidhjen e dashurisë me këngëtarin Zayn Malik të ‘One Direction’, me të cilin ka një vajzë Khay, 2 vjeç dhe DiCaprio i ka dhënë fund një lidhjeje dashurie katërvjeçar me modelen Camila Morrone. Ndarja mes Leonardo DiCaprio dhe Morrone (të cilët kanë 22 vite diferencë) ndodhi në muajin korrik, pak pas ditëlindjes së Camila-s (në qershor ku ajo festoi ditëlindjen e saj të 25-të) dhe për këtë arsye shumë kanë ironizuar se fituesi i çmimeve Oscar zgjedh vetëm femrat nën moshën 25 vjeç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *