Fushata sensibilizuese për kursimin e energjisë, Kushi: Fëmijët do të jenë ‘heronjtë’ e parë, do përhapin fjalën

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka marrë pjesë në turin për fushatën sensibilizuese për kursimin e energjisë elektrike.

Kushi i ka këshilluar fëmijët që të jenë më të ndërgjegjshëm në lidhje me krizën që po përballet vendi, ku theksoi se duhet të kursejnë sa më tepër energji.

Sakaq shtoi se sakrifica është e madhe, por në fund këta fëmijë mund të kthehen në ‘heronj’ të energjisë.

“Misioni ynë në shkolla është të përgatisim nxënësit me aftësitë e shekullit 21. T’ju bëjmë qytetarë të aftë e qytetarë të përgjegjshëm. Së bashku ne duhet t’i përgjigjemi sfidave që na sjell koha. E kemi vërtetuar edhe në periudhën e pandemisë. Kemi sakrifikuar. Sot e gjithë bota ka sfidën e energjisë, ndaj dhe ne duhet të kontribuojmë për ta përballuar. Duhet të dini se në faturë paguajmë njëlloj, pasi qeveria kompenson rritjen e çmimit. Misioni është të kursejmë energji. Të premtojmë se do jemi të përgjegjshëm. Të bëhemi heronj e energjisë. Të përhapim fjalën”, tha ajo.

Ky tur që fillon nga shkolla “Lasgush Poradeci” synon të përcjellë tek nxënësit mesazhin sesa e rëndësishme është që të tregohemi të kujdesshëm në përdorimin e duhur të energjisë, sidomos në këtë kohë krize që ka përfshirë të gjithë botën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *