Nuk ‘jeton’ dot larg ekranit, zbuloni cila moderatore rikthehet në “Portokalli”

Teksa sezoni i ri televiziv ka nisur, personazhet e njohura të ekranit kanë qenë mjaft të përfolur për projektet e tyre të reja. Emri i moderatores Xhemi Shehu, përflitet prej kohës në media. Kjo për shak të aludimeve për rikthimin e saj në spektaklin e humorit “Portokalli”, nga ku është larguar prej kohësh.

Por me sa duket, pas disa vitesh mungesë Xhemi do të rikthehet në “Portokalli”. Burimet kanë konfirmuar se moderatorja rikthehet këtë sezon në ekran, krah Fjoralba Ponarit. Kjo e fundit është prej dy vitesh moderatore e “Portokalli”, së bashku me Salsano Rrrapin. Gjithashtu, thuhet se edhe Salsano do të jetë moderator i këtij sezoni.

Së fundmi është konfirmuar se aktori i humorit dhe moderatori i njohur Salsano Rrapi, do të jetë gjithashtu konkurent në spektaklin e kërcimin “Dancing with the stars.”

Kujtojmë se pas largimit të Eneda Tarifës nga “Portokalli” u përfolën disa emra si moderatore të ardhshme të spektaklit të humorit. Si fillim u tha se vendin e Tarifës do e zinte Nevina Shtylla, pasi thuhej se ajo ishte parë në mbledhje me stafin e programit, por në fund emisioni u moderua nga Fjoralba Ponari. Ndërsa edhe aktorja Arjola Demiri shprehu dëshirën kur ishte në “Big Brother Vip”, që të moderonte emisionin. Por kjo gjë duket se nuk do të realizohet pas këtij lajmi të fundit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *