Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njofton se ditën e shtunë, datë 17 shtator në kryeqytet do të mbahet Festivali i Verës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan se në këtë festival do të diskutohet mënyra se si prodhohet vera, ku shton se do të ketë edhe muzikë me DJ.
Postimi i plotë:
Festivali i Verës ??
Ejani të trokasim gotat duke shijuar verën më të mirë ? që kantinat e vendit ofrojnë. Nën tingujt e muzikës dhe mes miqsh të mirë, le ta kthejmë verën në kryefjalën e kësaj dite.
?️ 17 Shtator ? 12:00 – 23:00
Programi i Festës së Verës:
? Pazari i Ri
? Ora 12:00 – 17:00
Panairi me kantinat e verës shoqëruar me muzikë.
? Ora 17:00 – 19:00
Bisedë për verën, diskutime për temën e prodhimit dhe degustimit të saj.
? Ora 19:00 – 21:00
Performanca nga Offchestra
? Ora 21:00 – 23:00
Muzikë me Dj, deri në mbyllje të eventit.