Emri/ Shkarkohet drejtori i Doganës në Fier, dhunoi burrin e të dashurës

Drejtori i  Doganës së Fierit, Arlind Lagji është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë.

Burime për median bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka firmosur shkarkimin e tij, pasi denoncimit të qytetarit Algert Belulajt i cili deklaronte se Lagji ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Kujtojmë konflikti mes Lagjit dhe Belulajt ka nisur pasi ky i fundit ka mësuar se bashkëshortja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me ish-drejtorin e Doganës.

Mësohet se Lagji është pezulluar deri në përfundim të hetimeve, ku më pas do të merret vendimi përfundimtar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *