Zhduket 14-vjeçarja shqiptare në Greqi, ngrihen dyshimet e para

Një 14-vjeçare shqiptare është zhdukur nga ishulli Kos i Greqisë prej 5 ditësh.

Mediat greke raportojnë se 14-vjeçarja kishte dalë nga banesa më 9 shtator, duke i thënë nënës se do të dilte me shoqet, por më pas familja nuk ka arritur të kontaktojë më me të.

Zhdukja e 14-vjeçares është denoncuar nga nëna e saj më 11 shtator 2022. Ajo ka raportuar se e ka parë për herë të fundit të bijën ditën e premte. Mirëpo ka dyshime se vajza është arratisur me të dashurin e saj 20-vjeçar nga ishulli drejt Athinës.

Ndërkohë, më datë 11.09.2022, një 49-vjeçar shqiptar ka shkuar në Departamentin e Sigurisë së Kos dhe ka deklaruar se djali i tij 20-vjeçar ndodhet me vajzën 14-vjeçare në një vend të panjohur.

Në veçanti, ai ka bërë me dije se më 10 shtator 2022, djali i tij i ka thënë se është me të miturën dhe se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore. Që atëherë ajo nuk ka kontaktuar me të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *