Këshilli i Ministrave ka miratuar, në parim marrëveshjen për heqjen e ndërsjellë të vizave me Kazakistanin. Vendimi është ditën e sotme dhe është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Vendimi nr.720, datë 2.9.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruhet në vendim.