“Ai që prek votën, prek të zezën e vet”, Berisha: Rama rrëzohet me kryengritje paqësore

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të mëdha kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se Rama nuk largohet me votë të lirë por, vetëm me kryengritje paqësore ndërsa shtoi se kush do të guxojë të prekën votën do prekë të zezën e vet. Më tej ai ka theksuar se nëse nuk mund të përmbushim detyrimet ndaj vetes dhe fëmijëve tanë, Shqipëria do të zbrazet çdo ditë e më shumë.

“Edi Rama duhet të rrëzohet me kryengritje paqësore. Me votë nuk ikën. Duhet të marrë një mesazh që ne kemi qëllim absolut votën e lirë. Ai që do guxojë të prekë votën do prekë të zezën e vet. Nuk do mundet kurrë ta prekë më atë. Nëse ne që jemi këtu me datë 27 Prill të vitit 2021 do kishim mbushur rrugë dhe sheshe për votën që grabiti, Edi Rama nuk do ishte kurrë sot në pushtet. Ka plot njerëz që thonë që me këta duhet të dialogojmë. Po ja e votojnë apo gjëra të tjera. Ne duhet ta kemi shumë të qartë se një pjesë e madhe e votojnë nga frika. Kur t’u nxjerrim frikën njerëzve ju garantoj se mbështetja e tij nuk do jetë as ajo që ka pasur Partia e Punës së Shqipërisë.

Duhet të organizojmë një lëvizje të fuqishme për të vrarë frikën në çdo qoshe të këtij vendi. Të përballemi për votën e lirë. Nuk ka diktaturë që mund t’i rezistojë një lëvizje të fuqishme popullore. Nëse ne nuk ecim drejt saj dhe nuk vendosim, nuk përmbushim detyrimet as ndaj vetes dhe as ndaj fëmijëve tanë. Shqipëria do të zbrazet çdo ditë e më shumë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *