Kriza energjetike, Lukashenko publikon videon duke prerë dru dhe s’i kursen ironitë: Nuk do ta lëmë Europën të vdesë nga i ftohti

Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, presidenti bjellorus Alexandër Lukashenko shfaqet duke prerë dru, ku edhe nuk i ka kursyer ironitë kundrejt Europës.

Aleati kryesor i Putin është shprehur se po pret dru për të ndihmuar ‘Europën që të mos vdesë nga i ftohti këtë dimër’.

Lukashenko shihet duke mbajtur një sëpatë përballë një grumbulli druri të sapo prerë.

“Nuk do t’i lëmë të vdesin nga i ftohti në Evropë. Ne do të ndihmojmë vëllezërit tanë. Ndoshta do të na ndihmojnë një ditë”, dëgjohet duke thënë presidenti,.

Kjo video e presidentit Bjellorus është realizuar në një kohë kur vendet evropiane, të përballura me çmimet e larta të gazit dhe energjisë elektrike , kanë frikë nga mungesat në dimër.

Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet e tyre me Minskun janë veçanërisht të tensionuara. Bjellorusia, e cila kufizohet me Ukrainën, e ka vënë territorin e saj në dispozicion të Moskës për të nisur sulmin e saj në Kiev.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *