Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolternberg ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku kryefjalë e bisedës ka qenë sulmi kibernetik ndaj vendit tonë, ku thuhet se përgjegjës është Irani.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Stolternberg tha se NATO është solidarizuar dhe do të ofrojë mbështetjen për Shqipërinë.
“Fola me kryeministrin Edi Rama mbi sulmet kibernetike kundër aleatit tonë, Shqipërisë, i cili i atribuohet Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë”, thekson në mesazhin e tij, Stoltenberg.