Konflikti me Armeninë, Azerbajxhani ofron armëpushim humanitar

Baku zyrtar ka ofruar në mënyrë të njëanshme armëpushimit humanitar Erevanit.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Dzheyhun Bajramov pas takimit me përfaqësuesin special të presidentit rus për bashkëpunim kulturor ndërkombëtar, Mikhail Shvidkoy.

Ministri Bajramov ka dhënë informacion të gjerë mbi tensionet në rajon si rezultat i provokimeve të Armenisë.

Azerbajxhani i ofroi në mënyrë të njëanshme palës armene një armëpushim humanitar, pasi përshkallëzimi i tensioneve dhe paqëndrueshmëria nuk është në interesin e vendit, thuhet në deklaratë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *