Sherr me thika në Korçë, plagoset 15-vjeçari

Një sherr raportohet se ka ndodhur mbrëmjen në qytetin e Korçës, ku një 15-vjeçar është qëlluar me një mjet prehës (thikë).

I mituri ndodhet në gjendje të mirë. Policia thekson se ndodhet në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.09.2022, rreth orës 20:50, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Korçë, i dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës gjatë një konflikti fizik, në lagjen nr. 12.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *