Po punonte tokën, fermerit në Maliq i shpërthen granata e vjetër

Një 39-vjeçari në fshatin Shqitas të Maliqit i ka shpërthyer granata e vjetër. Ai po punonte tokën me frezë, teksa ra në kontakt me mjetin shpërthyes. 39-vjeçari i plagosur Hergert Spahiu, është transportuar drejt spitalit dhe ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

NJOFTIMI NGA POLICA

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *