Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit.
Burime për median bëjnë me dije se një automjet ka përplasur tre këmbësor që ndodheshin në anë të rrugës, në afërsi të mjetit të tyre. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur Blerina Nerjaku, 45-vjeçe, Mersine Nerjaku, 37-vjeçe dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63-vjeç.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin shtetasi L.S, është shoqëruar në polici.
Njoftmi i Policisë
Berat/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kombinatit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.S., është përplasur me një automjet tip “Fiat”.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, shtetasi Sh.K., 63 vjeç, dhe shtetaset B.N.,48 vjeçe dhe M.N., 37 vjeçe, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.