Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident rrugor në Kiev.
Sipas një njoftimi në rrjete sociale, zëdhënësi i tij, Serhii Nykyforov tha se presidenti ka pësuar lëndime të lehta.
Zoti Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e zotit Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat.
Më tej ai ka njoftuar se mjekët që shoqëronin Zelenskyn i kanë dhënë ndihmë urgjente atij dhe shoferit të makinës, si dhe janë transferuar më të njëjtën ambulancë.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruan Nykyforov.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.