Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku një 63-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Burime për median bëjnë me dije se shtetasi S. B., nga Serbia ka shkuar për ndihmë mjeksore në spital dhe më pas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i Policisë
Himarë – Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.