Transportonte mallra kontrabandë, arrestohet një person në Tiranë

Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës mëngjesin e sotëm pasi u kap duke transportuar mallra kontrabandë.

Burime për median bëjnë me dije se H. B., 59 vjeç, gjatë një kontrolli të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe veshje të ndryshme.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i dyqanit dhe është proceduar penalisht shitësja.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Ëares”.

Sekuestrohen mallra dhe veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Vihet në pranga drejtuesi i një furgoni që u kap duke transportuar mallrat e dyshuara të kontrabanduara, drejt një dyqani.

Shpallet në kërkim pronari i dyqanit që do merrte mallrat, procedohet penalisht shitësja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ëares”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të hyrjes së tregut të Medresesë, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues shtetasin H. B., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto mallra do t’i merrte shtetasi F. Q., 52 vjeç, pronari i një dyqani, i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja A. Q., 44 vjeçe, shitëse në këtë dyqan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *