Gjirokastër/ ‘Tapë’ në timon, 50-vjeçari aksidenton drejtuesin e motomjetit

Një 50-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi u kap në gjendje të dehur në timon.

Shtetasi me iniciale B.R. akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Mësohet se 50-vjeçari ka aksidentuar shtetasi me iniciale A. L., 32 vjeç por fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “Virua”, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili po merr mjekim në spital.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *