Pedagogët të vendosur: Po nuk u rrit paga, nuk japim mësim!

Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës kanë dalë në protestë përpara godinës së universitetit. Me anë të kësaj proteste ata kërkojnë rritjen e pagës nga qeveria.

Gjatë fjalës së tij një nga pedagogët, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka afat deri në 5 tetor që t’ua rrisë pagat. Duke theksuar se nuk do të fillojnë të japim mësim në fakultet.

“Do bëjmë një protestë paralajmëruese për t’i treguar kujtdo sidomos qeverisë që stafi akademik, ndihmës akademik e adminstrata e universiteteve nuk durojnë më. Nuk janë si ato paralajmërimet kineze por është paralajmërim serioz në të cilën ne, kolegët e mi, do ua tregojnë pse ju thirrëm. Ka 18 vjet që pedagogët nëpërkemben, rroga e tyre ka ngelur në vend, nuk ka më asnjë shtesë as në pagesë as në trajtim ekonomik. Pse zgjodhëm këtë datë? Kemi disa vjet që nuk na dëgjohet fjala e më në fund vendosëm”, u shpreh pedagogu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *